Elezaj pas barazimit me Llapin: Asnjë skuadër nuk do ta ketë lehtë me ne

Elezaj pas barazimit me Llapin: Asnjë skuadër nuk do ta ketë lehtë me ne

Sport February 16, 2020 - 20:56
Dukagjini sot barazoi me Llapin pa gola por në bazë të lojës dhe rasteve ndoshta edhe ka mundur të fitojë

Edhe pse analistët po e cilësojnë si skuadër që tashmë e ka të sigurt largimin nga Superliga, skuadra e Dukagjinit nuk e ka ndërmend të dorëzohet ose së paku do ta respektojë maksimalisht garën deri në fund, shkruan Zëri.info.


Dukagjini sot barazoi me Llapin pa gola por në bazë të lojës dhe rasteve ndoshta edhe ka mundur të fitojë.

“Në bazë të angazhimit të treguar në fushën e lojës, futbollsitët tanë e merituan këtë barazim. Bëmë disa lëshime në pjesën e parë të lojës duke i lejuar skuadrës së Llapit t’i krijonte disa mundësi shënimi, por në pjesën e dytë më pas morëm kontrollin e lojës dhe krijuam disa raste për shënim.Asnjë skuadër nuk do ta ketë lehtë me Dukagjinin. Kemi cilësinë në skuadër, na duhet një vetëbesim më i madh në finalizimin e aksioneve. Këtë gjë synojmë që ta arrijmë në ndeshjet në vijim”, ka thënë trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj. /Zëri.info