Rrëfehet Isufi: Këto janë arsyet e largimit nga Ferizaj

Rrëfehet Isufi: Këto janë arsyet e largimit nga Ferizaj

Sport February 16, 2020 - 20:32
Isufi për Zëri.info ka treguar arsyet e largimit, por ajo që është interesante është fakti që klubi ende nuk ka dal me asnjë njoftim zyrtar për ta komentuar këtë dorëheqje

Stinori pranveror në futbollin kosovar është cilësuar si mjaft interesant dhe joshës, por askush nuk kishte besuar që qysh në start të tij do të kemi një dorëheqje të trajnerit.

Fjala është për 'timonierin' Bekim isufi, i cili menjëherë pas barazimit me Feronikelin (1:1) vendosi të largohet nga klubi duke dhënë dorëheqje.

Isufi për Zëri.info ka treguar arsyet e largimit, por ajo që është interesante është fakti që klubi ende nuk ka dal me asnjë njoftim zyrtar për ta komentuar këtë dorëheqje, duke lënë në dyshime nëse është larguar Isufi apo jo.

"Unë kam biseduar me drejtorin dhe lojtarët i dinë të gjitha dhe cila është arsyja e largimit që mos t'i përsërisë më", ka konfirmuar largimin për Zëri.info, Bekim Isufi, duke shtuar se arsyeja e dorëheqjes është se asnjë kërkesë që kishte ai ndaj klubit nuk është realizuar, madje as sot ai nuk ka ndonjë përgjigje.

Image

"Disa herë edhe para stinorit kam bërë apel që të organizohemi sepse kemi patur mundësi të mbijetojmë në ligë, por asgjë nuk ndodhi dhe nuk kam ende përgjigje pse ka ardhur deri këtu kjo gjendje. Unë shumë kam besuar te drejtori i klubit (Nadir Haxhimusa) dhe bashkëpuntorët dhe lojtarët.

U pa edhe dje në lojë se çfarë kontigjenti të lojtarëve kemi dhe bëmë një lojë shumë të mirë", ka thënë Isufi.

Ai më herët me shumë sukses ka punuar te Drita duke e fituar edhe titullin kampion.

Si trajner e ka drejtuar edhe Hajvalinë dhe Vllazinë e Pozheranit. /Zëri.info