Gjyqtarëve kosovarë u besohet drejtësia në Turqi

Gjyqtarëve kosovarë u besohet drejtësia në Turqi

Sport February 16, 2020 - 19:27
Në Beykoz të Stambollit në Turqi, çifti Bytyqi – Kasapi ka drejtuar dy ndeshjet e 18 së finales së Kupës Sfiduese

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi kanë pasur një fundjavë të ngarkuar evropiane.

Në Beykoz të Stambollit në Turqi, çifti Bytyqi – Kasapi ka drejtuar dy ndeshjet e 1\8 së finales së Kupës Sfiduese.

Beykozi është takuar me Valurin e Islandës. Dy ndeshjet ishin të forta dhe thuajse të barabarta, por tutje kaloi Valuri islandez. Valuri ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 26:25, ndërsa të dielen në ndeshjen e dytë fitoi me 31:30.
Paraqitja e gjyqtarëve kosovarë ishte e suksesshme dhe vetëm konfirmon praninë e vazhdueshme të anëtarëve të Federatës sonë në skenën evropiane. /Zëri.info