Festival golash në Flamurtari – Trepça’89, Maxhuni: Ishte ndeshje e çuditshme

Festival golash në Flamurtari – Trepça’89, Maxhuni: Ishte ndeshje e çuditshme

Sport February 16, 2020 - 16:06
Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka nisur ashtu siç edhe ishte paralajmëruar i zjarrtë dhe me shumë rivalitet. Padyshim vëmendja në javën e parë ishte në Gjilan, aty ku u përballën skuadrat nga Anamorava, Drita e Gjilani,

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka nisur ashtu siç edhe ishte paralajmëruar i zjarrtë dhe me shumë rivalitet. Padyshim vëmendja në javën e parë ishte në Gjilan, aty ku u përballën skuadrat nga Anamorava, Drita e Gjilani, shkruan Zëri.info.

Megjithatë një ndeshje me plotë emocione ishte edhe ajo në Prishtinë ku pati festival golash mes Flamurtarit dhe Trepçës’89. Ishte Flamurtari që triumfoi me rezultat 4:3.

Ish futbollisti i shumë skuadrave tash pjesë e Flamurtarit, Lorik Maxhuni ka thënë se fitorja sot ishte shumë e rëndësishme pasi ndikon në rrjedhën e ndeshjeve të ardhshme, por edhe pati episode interesante.

‘Është një vazhdimësi e ndeshjeve të mira që kishim fundit të sezonës së kaluar’, ka thënë fillimisht për Zëri.info, Maxhuni duke shtuar më pas:

Image

‘Sigurisht se kjo fitore është një sinial pozitiv, por naduhet luftë e madhe deri në fund. Sot ishte një ndeshje kisha me thënë me dy fytyra, dallim i madh nga pjesa e parë por rëndesi kanë pikët. Shpresojmë në vazhdimësi të shfaqim lojëra të mira dhe të marrim rezultate pozitive’, ka përfunduar Maxhuni. /Zëri.info