Ademi, Ahmeti, Vokrri e Prapashtica darkojnë në Katar
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tash e disa ditë ndodhet në Doha të Katarit, shkruan Zëri.info.
Vizita e tij në shtetin e pasur ishte tejet efektive pasi që u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Katarit e cila pritet që ta ndihmojë futbollin e Kosovë sa i përket infrastrukturës.
Ademi mbrëmjen e së shtunës ka darkuar me ambasadorin e Kosovës në Doha, Amir Ahmeti derisa në tavolinë është parë edhe Adil Vokrri, vëllai i ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri dhe ish-portieri Naser Prapashtica që tashmë si trajner i portierëve në grupmoshat e Kosovës.
"Faleminderit Ambasadorit të Kosovës në Katar Amir Ahmeti dhe Presidentit te FFK-së Agim Ademi për ketë darkë. Qatar-Doha", shkruhet në postimin e Naser Prapashticës në rrjetin social “Facebook”. /Zëri.info