Manaj protagonist te Barcelona B, i 'dhurojnë' një gol dhe trondit traversën
Sport
February 16, 2020 - 14:12
Lajmet e fundit nga sporti
Rei Manaj është duke treguar një formë shumë të mirë te Barcelona B, teksa vazhdon të shkëlqejë me ekipin e tij.
Sulmuesi shqiptar pasi u grumbullua ditën e djeshme me ekipin e parë të Barcelonës, ditën e sotme ka nisur në me ekipin B titullar.
Pikërisht lushnjari ka qenë edhe protagonist në përmbysjen e ekipit të tij ndaj Levante B, teksa në minutën e 32’ ka tronditur tranversën, dhe më pas ka shënuar Saverio, shkruan "Panorama Sport".
Ekipi i shqiptarit ka fituar me rezultatin 2-1 me përmbysje, pasi më parë Levante kishte kaluar e para në avantazh. Madje në statistikat e ndeshjes, goli i parë i është dhuruar shqiptarit, ndonëse nuk është shënuar nga ai, por është shënuar nga Collado.