I vendosën eksplozivë në makinë, flet zyrtari i klubit shqiptar: Nuk kam frikë, kriminelët larg sportit

I vendosën eksplozivë në makinë, flet zyrtari i klubit shqiptar: Nuk kam frikë, kriminelët larg sportit

Sport February 16, 2020 - 12:48
Lajmet e fundit nga sporti

Administratori i Vllaznisë në Shkodër, Suad Lici tha se nuk kishte asnjë problem me askënd.

Reagimi i tij erdhi pas vendosjes së një pako të dyshuar eksplozive poshtë makinës së tij, për të cilët Forca Xheniere nga Tirana kanë shkuar për ta çaktivizuar.

Lexo edhe Zyrtarit të klubit shqiptar i vendosen lëndë shpërthyese në makinë
Sport February 16, 2020

Lici: “Ndoshta lidhet edhe me detyrën time. Le t’ua lëmë organeve kompetente. Nuk jam unë kompetenti. Nuk kam asnjë lloj problematike. Unë jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Nuk kam pasur problematika. Unë jam personin përgjegjës për mbarëvajtjen e formacionit. Unë kam qenë i detyruar të zbatoj vendimet e drejtuesve”.

-Është ky një lloj presioni që ju të largoheni nga administrimi i klubit Vllaznia?

Lici: “Do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë”.