Pas Smajlajt, edhe Luiza Gega shpallet kampione ballkanike
Sport
February 16, 2020 - 11:58
Lajmet e fundit nga sporti
Pas Izmir Smajlajt, që u shpall Kampion Ballkani në kërcim së gjati, flamuri shqiptar u ngjit në majën më të lartë edhe nga atletja Luiza Gega, që mori medalje ari për të shtatin vit radhazi në garën e 3000 metrave për femra.
Në kampionatin e zhvilluar në Turqi, atletja arriti të përfundojë garën për kohën e 8’ 55’’ 45, ndërsa për të konfirmuar dominimin e saj vlen të përmendet fakti se vendi i dytë ishte rreth 21 sekonda më vonë.
Përveç Luiza Gegës, edhe atleti David Nikolli ngriti flamurin shiqptar, lart, pasi u rendit i treti, ndërsa Franko Burraj mbylli garën në vendin e parë, por nuk mori medalje për një faull teknik.