Zyrtarit të klubit shqiptar i vendosen lëndë shpërthyese në makinë

Zyrtarit të klubit shqiptar i vendosen lëndë shpërthyese në makinë

Sport February 16, 2020 - 10:17
Lajmet e fundit nga sporti

Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer. Forca të shumta policie ndodhen tek mjeti i cili është i parkuar në afërsi të banesës së Licit që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako te mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol por ende e pakonfirmuar.

Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autorëve të vendosjes së kësaj pakoje të dyshimtë. Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i klubit shkodran, por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.

Edhe me përpara trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fusha stervitore si rasti i ish-trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe të tjerë.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Image