Grumbullimi i Manajt me ekipin e parë të Barcelonës trondit mediet serbe
Sport
February 16, 2020 - 08:41
Lajmet e fundit nga sporti
Rey Manaj ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës në fitoren 2:1 ndaj Getafes të shtunën, transmeton zeri.info
Grumbullimi i Rei Manajt me skuadrën e parë të Barcelonës ka bërë bujë edhe në mediat serbe, teksa “Kurir” e ka cilësuar këtë fakt si një lajm tronditës.
“Lajm tronditës nga ‘Camp Nou’, futbollisti shqiptar përkrah Lionel Messit. Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës”, ishte titulli i mediumit serb.
Ndërkohë, Manaj nuk luajti në ndeshjen e djeshme të Barçës, derisa qëndroi në stol për 90 minuta./Zëri