Atalanta e mund me përmbysje Romën
Sport
February 15, 2020 - 23:05
Roma është treguar e pafuqishme në udhëtim te Atalanta, duke u mposhtur 2-1
Roma e nisi mirë takimin, duke e mbyllu pjesën e parë me epërsinë e një goli.
Golin e realizoi sulmuesi, Edin Dzeko, në fund të pjesës së parë, që shfrytëzoi gabimin e futbollistëve vendas.
Por, Atalanta doli në fushë në pjesën e dytë me një paraqitje ndryshe nga 45 minutat e pjesës së parë.
Brenda 9 minutave, vendasit e kanë përmbysur rezultatin kundër Romës dhe në fund fituan 2-1.
Fillimisht e barazoi rezultatin Jose Luis Palomino në minutën e 50-të, derisa i kaloi vendasit në epërsi Mario Pasalic në minutën e 59’, që doli të jetë edhe goli i fitores.
Kjo është humbja e shtatë e Romës në Serie A që mbetet gjashtë pikë prapa Atalantës dhe zonës Champions League.