Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani sot pati mysafirë të veçantë
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur sot zëvendës presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF), Petra Sorling dhe nënpresidentin e Unionit Evropian të Pingpongut (ETTU), Ivo Goran Munivrana, të cilët po e vizitojnë Kosovën.
Në takim ishte edhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.
Presidenti Hasani duke i falënderuar mysafirët për vizitën, i njoftoi me sfidat e Lëvizjes Olimpike në Kosovës, medaljen Olimpike të fituar në Rio 2016, derisa shprehu përkrahjen e KOK-ut për ngritjen e cilësisë dhe zhvillimit të pingpongut në Kosovë.
Zëvendëspresidentja Sorling dhe nënpresidenti Munivrana, falënderuan presidentin Hasani për mikpritjen, derisa gjatë takimit u bisedua për akademinë e pingpongut në Kosovë dhe gatishmërinë e ITTF dhe ETTF për mbështetjen e këtij projekti, që mbase do të ketë mbështetje edhe nga institucionet e Kosovës.