Sejdiu i ashpër me lojtarët pas humbjes së sotme

Sejdiu i ashpër me lojtarët pas humbjes së sotme

Sport February 15, 2020 - 15:42
Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu është mposhtur me rezultat bindës në udhëtim te Ballkani dhe kjo humbje ka shkaktuar pakënaqësi tek trajner

Drenica kishte shkëlqyer në fundjavë kur e eliminoi Gjilanin në garat e Kupës, por në start të stinorin pranveror të Superligës, sikur zbret me ‘këmbë në tokë’.

Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu është mposhtur me rezultat bindës në udhëtim te Ballkani (3-0) dhe kjo humbje ka shkaktuar pakënaqësi tek trajner, shkruan Zëri.info.

“Nuk dua që ta justifikoj humbjen, por kishim mungesa të theksuara në formacionin bazë. Mos prezenca e Mujkic dhe Turkut në qendër të mbrojtjes na vështirësoi punët, pasi që kishim analizuar kundërshtarin në detaje dhe kishim bërë përpjekjet e vazhdueshme për t’i ndalur pikat e forta të tyre. Kjo ndeshje na tregoi se skuadra ka ende nevojë të ngritet, sikurse në aspektin teknik, po ashtu edhe në aspektin taktik. Nuk mungoi vullneti dhe dëshira, por mungoi profesionalizmi në pjesën dërmuese të ndeshjes. Humbja gjithsesi se mund të vije, por jo të humbasësh në mënyrë të tillë”, ka thënë për supersport, Gani Sejdiu. /Zëri.info