Feronikeli dështon, trajneri Agim Sopi tregon dobësitë
Sport
February 15, 2020 - 15:25
Feronikeli nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim ndaj Ferizajt 1:1 në sfidën e luajtur sot në javën e parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Agim Sopi tha se ekipit të tij i duhet më shumë koncentrim në finalizim të rasteve.
“Kishim lojën tonë, goditëm edhe shtyllën por nuk kishim efikasitet, sepse kështu me një rast do të mund të ndëshkohemi. Feronikeli nuk është dorëzuar për titull, kemi lojtarë mjaft cilësorë, por sot fati nuk ishte në anën tonë, por ne vazhdojmë tutje.
Ne jemi të fortë, por na duhet të koncentrohemi për ndeshjet e radhës”, tha Sopi për supersport. /Zëri.info