Llapashtica: Prishtina e fortë, luftoi edhe për golaverazh
Sport
February 15, 2020 - 15:16
Prishtina në kryeqytet pati punë të lehtë ndaj Vushtrrisë të cilën e mposhti me rezultat 4:0, për të shënuar një nismë të mirë në kampionat, shkruan Zëri.info.
Trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica e ka pranuar se e kishte të vështirë përballë Prishtinës, duke e parë edhe gjendjen e ekipit të tij pas largimit të shumë futbollistëve.
“Ne do të mundohemi të mos jemi kundërshtar i lehtë për asnjë skuadër. Prishtina sot u pa që është skuadër më e mirë dhe luftoi edhe për golaverazh pasi në fund mund t’i kryej shumë punë. Sa i përket neve, po i presim edhe disa lojtarë të na bashkëngjiten dhe të shohim sesi do të ecin punët në vazhdim”, ka thënë për superport Fitim Llapashtica. /Zëri.info