Prishtina merr fitore të lehtë, Dallku i kënaqur me efikasitetin

Prishtina merr fitore të lehtë, Dallku i kënaqur me efikasitetin

Sport February 15, 2020 - 15:13

Prishtina në kryeqytet pati punë të lehtë ndaj Vushtrrisë të cilën e mposhti me rezultat 4:0, për të shënuar një nismë të mirë në kampionat, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku është parë i lumtur me fitoren me shpresë se lojtarët do të vazhdojnë këtë efikasitet edhe në ndeshjet e radhës.

“Disa gabime që i kishin në ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë në kuadër të Kupës i kemi eliminuar në këtë ndeshje kampionale dhe këto katër gola që i shënuam ishin si rezultat i lojës së mirë që patën. Shpresoj të kemi vazhdimësi pasi ne i marri ndeshjet një nga një dhe nuk duhet të ndikohemi nga një ndeshje”, ka thënë për supersport Armend Dallku. /Zëri.info