Shkëlqejnë Ballkani e Prishtina, tabela duket kështu
Sport
February 15, 2020 - 14:54
Pas pushimit të gjatë prej më shumë se dy muajsh, sot filloi stinori pranveror i IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e dytë e sezonit nis menjëherë me ndeshje interesante, ku sot janë zhvilluar tri ndeshje. Në Therandë atje ku u ndeshën kampioni vjeshtor i Kosovës, Ballkani dhe Drenica përfundoi me fitore 3:0.
Prishtina në kryeqytet pati punë të lehtë ndaj Vushtrrisë të cilën e mposhti me rezultat 4:0.
Befasia ishte në Ferizaj ku kampioni aktual Feronikeli lujati baras 1:1 me Ferizajn. /Zëri.info