Superliga Live: Spektakël në Therandë, Ballkani shënon edhe golin e tretë

Superliga Live: Spektakël në Therandë, Ballkani shënon edhe golin e tretë

Sport February 15, 2020 - 12:55

Pas pushimit të gjatë prej më shumë se dy muajsh, sot fillon stinori pranveror i IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e dytë e sezonit nis menjëherë me ndeshje interesante, ku sot duke filluar nga ora 13:00 vëmendja do të jetë në Therandë atje ku ndeshën kampioni vjeshtor i Kosovës, Ballkani dhe Drenica.

Prishtina në kryeqytet pret punë më të lehtë pasi përballet me Vushtrrinë të cilën e mposhti para një jave në kuadër të Kupës, derisa Feronikeli do të ketë punë të vështirë në udhëtim me Ferizajn skuadër kjo që synim të vetëm e ka mbijetsën.

Superliga Live:

Ballkani – Drenica 3:0

89' Goool, Ballkani ka trefishuar epërsinë me një gol të bukur nga Liridon Fetahaj 3:0.

45' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

31' Goool, Arbër Hoxha ka dyfishuar epërsinë e kampionëve vjeshtor me një gol të bukur 2:0. 

13' Gool, Jetmir Topalli këtë herë ka qenë i saktë dhe në pozitë të duhur për të shënuar gol të bukur 1:0. 

05' Ballkani shënon gol përmes Jetmir Topallit por gjyatari anulon për pozitë jashtë loje.

01' Nis ndeshja.

Formacionet:

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Krasniqi, Prekazi, Berisha, Gashi, Kuç, Baftiu, Hoxha, Topalli, Magani. Trajner: Ismet Munishi

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Pasoma, Coulibaly, Osmani, Thaqi, Mustafa, Elshani, Hamiti, Hyseni, Shillova. Trajner: Gani Sejdiu

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi: Besfort Kasumi

Prishtina – Vushtrria 4:0

87' Gool, Meriton korenica ka shënuar për golin e katërt të Prishtinës 4:0.

63' Goool, Makenda ka shënuar golin e tretë për Prishtinën për rezultatin 3:0. Makenda u inkuadrua në pjesën e dytë në lojë për të shënuar golin e tretë 3:0.

45' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

12' Goool, Prishtina ka dyfishuar epërsinë 2:0 me golin që e shënoi sulmuesi i ardhur këtë dimër Otto John.

03' Gooool,  Endrit Krasniqi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë për t'i dhënë epërsi Prishtinës qysh në start.

01' Nis ndeshja.

Formacionet:

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Miftaraj, Abazi, Ahmeti, Zyba, Krasniqi, Korenica, Januzi, John. Trajner: Armend Dallku

Vushtrria: Bajrami, Halimi, Derbishaj, Evan Brian, Istrefi, Ahmedi, Kadrolli, Azemi, Zabërgja, Fazliu, Boumina. Trajner: Fitim Llapashtica

Gjyqtarë: Gramos Shala, Driton Preniqi, Fatmir Abrashi: Shpëtim Murtezi

Ferizaj – Feronikeli 1:1

73' Goool, Nicolas ka shënuar gol për Feronikelin për ta barazuar rezultatin 1:1.

72' Karton i kuq: Përjashtohet nga loja Ergon Hyseni i Ferizajt.

45' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

32'  Goool, Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit me realizator Kenan Orana 1:0.

20' Feronikeli po sulmon më shumë por rrjetat vazhdojnë të mbesin të paprekura.

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Ferizaj: Blakçori, Halili, Hyseni, Bardhi, Stojanovsk, Asani, Shaqiri, Dajaku, Krasniqi, Orana, Sadriu. Trajner: Bekim Isufi

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Balde, Berisha, Groeneveld, Hoxha, Islami, Dabiqaj, Bojku, Hoti, Zeka. Trajner: Agim Sopi

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Granit Hyseni, Fatlum Jashari: Mervan Bejtullahu