Liverpool mund ta ndalojë Salahun të luajë në Lojërat Olimpike, nuk gjobitet nga FIFA

Liverpool mund ta ndalojë Salahun të luajë në Lojërat Olimpike, nuk gjobitet nga FIFA

Sport February 15, 2020 - 12:46
Jurgen Kloppit i është bërë me dije nga FIFA se ka të drejtë të bllokojë pjesëmarrjen e anësorit të tij në këto Lojëra Olimpike

Shtëpia botërore e futbollit FIFA ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Liverpoolit pasi ka thënë se “The Reds” mund ta bllokojë pjesëmarrjen e Mohamed Salah në Lojërat Olimpikë të Tokios që mbahen në verë të këtij viti.

Trajneri i Egjiptit për grupmoshat U23, Shawky Gharib ka zbuluar se po planifikon që të ftojë yllin e The Reds nga tre lojtarët e mundshëm që janë mbi moshë për të marrë pjesë në këtë garë.

Por, Jurgen Kloppit i është bërë me dije nga FIFA se ka të drejtë të bllokojë pjesëmarrjen e anësorit të tij në këto Lojëra Olimpike, shkaku që nuk janë nën udhëheqjen e tyre.

Rregullat e FIFA-s nuk vlejnë për Lojërat Olimpike që zhvillohen në Tokio, pasi rregulloret e tyre nuk janë të përfshira në këtë garë, kështu që Liverpool edhe nëse e ndalon Salahun nuk rrezikon të gjobitet. /Zëri.info