ZYRTARE: Gjilani vazhdon me përforcime, radha për një boshnjak

ZYRTARE: Gjilani vazhdon me përforcime, radha për një boshnjak

Sport February 15, 2020 - 12:28
Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Bosnja dhe Hercegovina, Muamer Svraka, ku do ta mbajë futbollistin si pjesë të skuadrës kuqebardhë deri në dhjetor

Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Bosnja dhe Hercegovina, Muamer Svraka, ku do ta mbajë futbollistin si pjesë të skuadrës kuqebardhë deri në dhjetor të këtij viti, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, shkruan Zëri.info.

“Ish futbollist i shumë skuadrave, Muamer Svraka i cili pas vete bartë shum përvojë nga karriera e tij futbollistike, ku ishte paraqitur nëpër skuadra të ndryshme evropiane, në skuadrën e Gjilanit vjen pas aventurës të kaluar në Birkirkara të Maltës.

Svraka i cili në fushë luan pozitën e mesfushorit të qendrës, ai gjithashtu mund ti mbulojë edhe hapsirat e tjera në mesfushë.

Mesfushori 32 vjeçar, gjithashtu kishte prezentuar ekipin kombëtar të Bosnjes dhe Hercegovinës, ku kishte zhvilluar 6 ndeshje dhe kishte realizuar 2 gola në ekipin e tijë kombëtar”, ka njoftuar SC Gjilani në Facebook.

Kujtojmë që nesër Gjilani ka ndeshje shumë të rëndësishme ku përballet me Dritën në derbin e madh të futbollit kosovar. /Zëri.info.