Dënimi i UEFA për Cityn ndryshon planet e Guardiolas

Dënimi i UEFA për Cityn ndryshon planet e Guardiolas

Sport February 14, 2020 - 23:16

Pas publikimit të vendimit të ashpër të UEFA-s, i cili përjashtoi Manchester Cityn për 2 vite nga aktivitetet evropiane të futbollit, mediat e huaja kanë nisur të aludojnë se pas këtij sezoni trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola nuk do të drejtojë më skuadrën angleze.

Fakti që City nuk do të ketë mundësinë të luftojë në frontin e futbollit evropian për dy sezonet e ardhshme mund ta bindë lehtësisht teknikun katalanas që të pranojë largimin nga Anglia.

Në këtë mënyrë, Juventusi, por dhe PSG-ja pritet të intensifikojnë veprimet për të biseduar dhe joshur fituesin e 2 Ligave të Kampioneve për të marrë drejtimin e njërit prej tyre.

Juventusi tentoi gjatë gjithë vitit të kaluar të firmoste me ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bajern Mynihut, por Guardiola vendosi të vazhdonte punën e tij në “Etihad Stadium”.

Vera pritet të sjellë ndryshime të mëdha në merkato dhe skuadrën e Mançester Sitit duke marrë parasysh vendimin e sotëm të UEFA-s.