Katër futbollistë kosovarë prezantohen te skuadra gjermane!

Katër futbollistë kosovarë prezantohen te skuadra gjermane!

Sport February 14, 2020 - 23:08

Katër futbollistë kosovarë që më parë kanë luajtur edhe në Superligë janë transferuar në Gjermani.

Geart Latifi, ish futbollist i Trepçës 89 dhe Trepçës, Besart Veseli, kampion dhe fitues i Superkupës me Vushtrrinë, Blenard Veseli dhe Nazif Mulaku, ish futbollisti i Ferizajt, tashmë kanë kompletuar transferimin te skuadra BSV Eintracht Sondershausen.

Lajmi është bërë zyrtare në faqen e klubit në fjalë.

Eintracht Sondershausen i ka prezantuar kosovarët si ardhje të mëdha në ekip.