Batatina: Ndoshta Eroll Salihu ka nevojë për pushim

Batatina: Ndoshta Eroll Salihu ka nevojë për pushim

Sport February 14, 2020 - 21:26
Ndaj deklaratës se Salihut ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili me batutë ka thënë se ndoshta sekretar është lodhur pak dhe ka nevojë për pushim

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili ishte mysafuirë në emisionin favorit të T7 ka bërë të ditur se rregullat statutare s’ia lejojnë klubeve të Ipko Superligës së Kosovës të kenë përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv të Federatës, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, ndaj kësaj deklarate ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili me batutë ka thënë se ndoshta sekretari është lodhur pak dhe ka nevojë për pushim.

“Po befasohem shumë nga një jurist si Eroll Salihu që deklarohet se klubet nuk kanë të drejtë të kenë përfaqësues të tyre në Komitet Ekzekutiv ndërsa personat që nuk shpenzojnë për futbollin por marrin mijëra euro mund të jenë në Komitet duke i mbajtur delegatët e tyre nga 3 pozicione në FFK.

Shumë e çuditshme kjo deklaratë! Por siç duket Eroll Salihu është lodhur nga puna e Sekretarit, dëshiron të pushoj e të relaksohet pak”, ka thënë shkruar Batatina. /Zëri.info

Image