Mundësi Agim Sopa mposhtet në luftën e parë në Kampionatin Evropian
Sport
February 14, 2020 - 19:24
Sopa nuk arriti të kalojë luftën e parë me italianin, Gianluca Talamo, me të cilin deri në tre minutat e fundit zhvilloi luftë të barabartë
Alban Sopa garoi sot në kampionatin evropian të mundjes që po mbahet në Romë të Italisë.
Sopa nuk arriti të kalojë luftën e parë me italianin, Gianluca Talamo, me të cilin deri në tre minutat e fundit zhvilloi luftë të barabartë, në kategorinë -70 kg.
Egzon Shala, që në botërorin e vitit të kaluar doli i shtati, nuk është përfshirë në short në kategorinë -125 kg, pasi sipas Federatës së Mundjes së Kosovës ka pësuar lëndim gjatë përgatitjeve në kampin e mbajtur në Romë.
Bursisti Olimpik, Edon Shala, garon nesër në kategorinë -92 kg. Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokio 2020. /Zëri.info