Mourinho tregon bisedën me Dele Alli pas skandalit që bëri me Coronavirus
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, zbulon se ka pasur një bisedë kokë me kokë me Dele Alli.
Ky i fundit publikoi një video ofenduese në Snapchat duke vënë në lojë një aziatik dhe duke u tallur me virusin vdekjeprurës Coronavirus.Portugezi ka treguar se ka pasur një bisedë shumë konstruktive me të dhe lojtari i tij e ka kuptuar gabimin që ka bërë.
"Sigurisht që kam folur me të për videon. Ishte një bisedë e lehtë, pasi atij i vjen shumë keq për gabimin e bërë. Nuk ishte qëllimi i tij që të shkaktonte dhimbje, apo të ofendonte dikë. Ai menjëherë është penduar për diçka të tillë dhe mendoj se ishte një gabim nga mosha e tij e re. Nuk ishte një rast që unë isha i inatosur me të dhe ai nuk e kuptonte arsyen. Ai është penduar dhe e ka thënë diçka të tillë", - tha Mourinho. /Zëri.info