Drita vjen më një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Gjilanin
Të dielën në Gjilan zhvillohet derbi i madh i futbollit kosovar ku ndeshen, Drita – Gjilani.
Tashmë duket se gjithçka është gati për këtë supersfidë e cila nis nga ora 13:00, derisa organizatori i kësaj ndeshjeje Drita, ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm për tifozët, shkruan Zëri.info
“I njoftojmë të gjithë shikuesit që do të jenë prezent të dielën në ndeshje që do të ketë kontrolle të rrepta sigurie andaj ju njoftojmë për gjërat të cilat janë të ndaluara të futen në stadium!
Gjithashtu ju bëjmë me dije që do të ketë pika të shitjes për shikuesit brenda stadiumit”, ka shkruar FC Drita.
Të kujtojmë në ndeshjen e parë të këtij kampionati Drita fitoi si mysafirë ndaj Gjilanit dhe mbetet të shihet nëse Gjilani do të arrijë t’i hakmerret për atë humbje, apo Drita ta mposht për herë të dytë brenda një edicioni. /Zëri.info