Agim Ademi mori pjesë në mbledhjen e Komisionit ‘HatTrick’

Agim Ademi mori pjesë në mbledhjen e Komisionit ‘HatTrick’

Sport February 14, 2020 - 15:30

Gjatë dy ditëve të kaluara në Gjenevë është mbajtur mbledhja e parë e komisionit të UEFA-s ‘HatTrick” për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili është pjesë e këtij komisioni, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, raporton Zëri.info.

Gjatë këtij takimi u analizuan projektet e aprovuara në vitin paraprak dhe u vlerësua ecuria e tyre, derisa u aprovuan edhe disa projekte tjera për këtë vit kalendarik. Me theks të veçantë u diskutua për VAR, për të cilin projekt ka konkurruar edhe Kosova.

Komisioni ‘HatTrick’ nuk vendosi për kompaninë që do të merret me implementimin e projektit VAR në federatat që kanë aplikuar, por e delegojë këtë çështje për t’u diskutuar dhe për t’u vendosur në Kongresin e UEFA-s, që do të mbahet më 3 mars në Amsterdam. /Zëri.info

Image