Trajneri i Barcelonës e vlerëson Rey Manajn të cilin e ka ftuar në ekipin e parë
Rey Manaj është ftuar për herë të parë te skuadra A e Barcelonës, duke u përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e së shtunës kundër Getafe.
Sulmuesi shqiptar në afatin kalimtar të janarit kaloi te Barcelona B, por së fundi është stërvitur me ekipin e parë, shkaku i lëndimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dhënë arsyet e kësaj ftese të Manajt në skuadrën e parë, duke e vlerësuar sulmuesin 22 vjeçar me prejardhje nga Lushnja.
“Rey Manaj nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por karakteristikat mund të na ndihmojnë”, ka deklaruar Setien.
“Ne e kemi bindjen se Manaj do të na ndihmojë. Po e them prapë, ka që një kohë të shkurtër këtu, por duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë”.