Përfaqësuesja e Kosovës publikon listën për dy ndeshjet e radhës
Sport
February 14, 2020 - 14:42
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Dardanët do t’i kenë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shkurt, për para-kualifikimet e Botërorit 2023.
Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.
Në një konferencë për media në zyrat e Federatës, është publikuar edhe lista e lojtarëve të ftuar për këto dy takime.