Futbollisti vendos përfundimisht për Përfaqësuesen e Bosnjës, shkak skandali seksuali me këngëtaren serbe
Futbollisti kontrovers, Ognjen Vranjes, ka vendosur të përfundojë karrierën e tij në Përfaqësuesen e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Vranjes u largua nga Bosnja gjatë periudhës kur Robert Prosinecki ishte trajner.
E gjitha ndodhi pas aferës seksuale me këngëtaren serbe Jelen Karleusa e cila e tradhtoi burrin për Vranjes.
Që nga ardhja e Dusan Bajevic në krye të përzgjedhësve të Bosnjës, Vranjes ka qenë në gjendje të kthehet në Përfaqësuese, megjithatë, pas bisedave me familjen e tij, ai vendosi të falënderojë trajnerin dhe ish-shokët e skuadrës, të cilët u përpoqën ta kthejnë atë në ekipin kombëtar derisa ka marrë vendim që të largohet.
“Pas shumë mendimeve dhe bisedimeve me familjen time, vendosa të mos luaja më për kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës! Falënderoj Dusan Bajevic dhe të gjithë ish-selektorët që u përpoqën të më bindnin që të kthehem dhe të ndihmoj ekipin. I uroj edhe ish shokëve të mi të skuadrës fat të mirë edhe në Kampionatin Evropian”, shkroi Vranjes, i cili e postoi këtë vendim në Facebook dhe Instagram.
Ai është 30-vjeçar dhe luan me AEK-un në Greqi. /Zëri.info