Stefano Pioli ‘shpërthen’ pas barazimit, ja çfarë thotë për penalltinë e Juventusit

Stefano Pioli ‘shpërthen’ pas barazimit, ja çfarë thotë për penalltinë e Juventusit

Sport February 13, 2020 - 23:40
Lajmet e fundit nga sporti

Milani dhe Juventusi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info

Kuqezinjtë barazuan ndaj badhezinjve me shifrat 1:1.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i mërzitur me penalltinë e dhënë për Juventusin në këtë takim në minutën e 90-të.

“Unë jam larguar nga kjo ndeshja pa asnjë pendim. Lojtarët e mi dhanë shpirtin ën fushë, tifozët duhet të jenë krenarë për këtë. Ne merituam një rezultat tjetër dhe do të provojmë ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Pioli.

“Penalltia? Kishte një faull në drejtim të Ibrahimovicit më parë në fillim të aksionit dhe nuk u dha. Rasti ishte identik me atë të Cerri në ndeshjen Cagliari - Brescia, nuk ishte penallti. Calabria ishte me kurriz dhe nuk mund ta shikonte topin. Këtë e ka thënë edhe Rizzoli, ai nuk mund të presë krahët e tij, e preku para se të binte lojtari në tokë. Jam shumë i hutuar dhe nuk i kuptoj këto rregulla. Nuk është e qartë kur një prekje jepet me dorë dhe kur jo, sipas mendimit tim është e pamundur që Calabria të shmanget në atë moment”, shtoi ai./Zëri