Penalltia e Juventusit ngjallë debate, flet ish-gjyqtari italian: Nuk ishte penallti

Penalltia e Juventusit ngjallë debate, flet ish-gjyqtari italian: Nuk ishte penallti

Sport February 13, 2020 - 23:32
Lajmet e fundit nga sporti

Milani dhe Juventusi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info

Kuqezinjtë barazuan ndaj badhezinjve me shifrat 1:1.

Milani kaloi i pari në epërsi me anë të Ante Rebicit në minutën e 61-të.

Ndërkohë, vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak prej minutës së 71-të, kur Theo Hernandez u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Në minutat e mbetura të ndeshjes Juventusi shtoi presionin ndaj vendasve dhe madje arriti të fitojë penallti pas prekjes me dorë të Calabria.

I saktë nga penalltia u tregua Cristiano Ronaldo, që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 91-të.

Por, ish-gjyqtari italian Tiziano Pieri ka thënë se nuk ishte penallti.

“Për mua nuk ishte penallti. Rizzoli në një takim që ka pasur me arbitrat para pak kohësh, ka diskutuar një rast identik si ky sot, të ndodhur në ndeshjen Cagliari - Brescia, tha se nuk ishte penallti. E njëjta gjë vlen edhe për rastin e sotëm”, u shpreh Piero./Zëri

Image