Dikur luante me Milanin dhe Juventusin, futbollisti nis stërvitjet me ekipin e Serisë C

Dikur luante me Milanin dhe Juventusin, futbollisti nis stërvitjet me ekipin e Serisë C

Sport February 13, 2020 - 23:18
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi italian, Alessandro Matri ka filluar të stërvitet me klubin e kategorisë së tretë italiane, Monza, transmeton zeri.info

Matri, i cili në karrierën e tij ka luajtur për klubi si Milani dhe Juventusi, është pa klub që prej largimit nga Sassuolo.

Ai momentalisht është në kërkim të një klubi të ri.

Image

Por, për të mbetur në formë ai ka filluar të stërvitet me Monzan, klub i cili është në pronësi të Silvio Berlusconit.

Ndërkohë, “Sky Sport Italia” shkruan se e ardhmja e 35-vjeçarit pritet të jetë në Spanjë, derisa interesim për të ka shprehur Las Palmas./Zëri