Notat e lojtarëve: Real Sociedad – Mirandes, kështu u vlerësua Adnan Januzaj
Sport
February 13, 2020 - 23:01
Lajmet e fundit nga sporti
Real Sociedadi ka triumfuar 2:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Mirandesit, shkruan zeri.info
Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia në minutën e nëntë.
Ndërkohë, rezultati u barazua nga Matheus Aias (39’).
Sidoqoftë, vendasit arritën që ta rikthejnë sërish epërsinë, kësaj radhe falë golit të Martin Oedegaardit në minutën e 42-të që shënoi për 2:1, rezultat i cili më nuk ndryshoi.
Në këtë ndeshje u inkuadrua edhe futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, i cili hyri në minutën e 77-të.
Ai është vlerësuar me notën 6.3 për ato minuta sa luajti./Zëri