Milan – Juventus, ndeshja e parë gjysmëfinale mbyllet në barazim

Milan – Juventus, ndeshja e parë gjysmëfinale mbyllet në barazim

Sport February 13, 2020 - 22:43
Lajmet e fundit nga sporti

Milani dhe Juventusi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info

Kuqezinjtë barazuan ndaj badhezinjve me shifrat 1:1.

Milani kaloi i pari në epërsi me anë të Ante Rebicit në minutën e 61-të.

Ndërkohë, vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak prej minutës së 71-të, kur Theo Hernandez u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Në minutat e mbetura të ndeshjes Juventusi shtoi presionin ndaj vendasve dhe madje arriti të fitojë penallti pas prekjes me dorë të Calabria.

I saktë nga penalltia u tregua Cristiano Ronaldo, që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 91-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 4 mars në Torino./Zëri