E konfirmon agjenti i Rashicës, futbollistit kosovar tashmë ka filluar bisedimet me klubet e tjera

E konfirmon agjenti i Rashicës, futbollistit kosovar tashmë ka filluar bisedimet me klubet e tjera

Sport February 13, 2020 - 20:00
Lajmet e fundit nga sporti

Agjenti i Milot Rashicës, Altin Lala ka konfirmuar që ka filluar bisedimet me klubet e tjera për ndonjë transferim të mundshëm të klientit të tij, transmeton zeri.info

Ky është një skenar i pritur për Werder Bremenin, por padyshim që është një lajm i keq për tifozët e klubit gjerman, shkruan “deichstube.de”.

“Ka pasur palë të interesuara dhe gjithashtu ka pasur diskutime. Unë nuk do të përmend emra”, ka thënë Lala.

Rashica ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje këtë edicion për fanellën e klubit gjerman./Zëri