FFK-ja fillon projektin e ri për futbollin e femrave

FFK-ja fillon projektin e ri për futbollin e femrave

Sport February 13, 2020 - 18:25
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Kosovës do të nisë me projektin  e ri për zhvillimin e futbollit të femrave, në kuadër të programit të financuar nga UEFA – "HatTrick".

Projekti i ri do të bëjë fuqizimin e lojtareve që kanë potencial për ekipet përfaqësuese.

Pikërisht për këtë projekt, sot, në FFK është mbajtur takimi me lojtaret e përzgjedhura, ku sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu në shoqëri të menaxheres për Grassroots, Sanije Krasniqi dhe menaxheres së futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka, shpjeguan detajet e këtij programi. Salihu ka bërë të ditur se kjo është vazhdimësi e projektit të mbajtur në dy vitet e kaluara

“Rekrutimi i vajzave të reja në futboll” dhe pjesë e strategjisë së FFK-së për zhvillim më të hovshëm të futbollit të femrave.

Pjesë e këtij projekti do të jenë nga dy lojtare të përzgjedhura të secilës grupmoshë nga të gjitha klubet (seniore, U19 dhe U16), të cilat do të stërvitin nga tri herë në javë në kryeqytet me trajnerët e përzgjedhur nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Po ashtu, lojtaret që do të jenë pjesë e këtij projekti do t’i nënshtrohen edhe testeve fizike.