Prishtina – Vushtrria, ky do të jetë çmimi i biletave

Prishtina – Vushtrria, ky do të jetë çmimi i biletave

Sport February 13, 2020 - 18:06
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina do ta nisë të shtunën stinorin pranveror të Superligës, shkruan zeri.info

Gjiganti kosovar do të luajë në shtëpi ndaj Vushtrrisë.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se çmimi i biletave për këtë ndeshje do të jetë 2 euro për tribunën perëndimore, kurse 1 euro për atë lindore.

“Pasnesër, të shtunën më 15 shkurt, fillon stinori pranveror i edicionit 2019/20 dhe Prishtina sërish për rival ka skuadrën e Vushtrrisë me të cilën u ndesh të shtunën e kaluar në kuadër të çerekfinales së Kupës (4:1). Ndeshja do të nis nga ora 13:00, ndërsa do ta gjykojnë Gramos Shala nga Peja, Driton Preniqi nga Kastrioti, Fatmir Abrashi nga Mitrovica dhe Shpëtim Murtezi, gjyqtar i katërt nga Gjilani. Për ndeshje do të hapen tribuna perëndimore (çmimi i biletës 2 euro) dhe ajo lindore (1 euro)”, njofton Prishtina./Zëri