Klubi anglez fillon hetimet ndaj lojtarëve të skuadrës, thithën tullumbace me helium në një klub të natës
Sport
February 13, 2020 - 17:03
Lajmet e fundit nga sporti
Klubi anglez, Brighton ka filluar hetimet pas një videoje ku shihen lojtarët e skuadrës duke thithur tullumbace me helium në një klub të natës në Spanjë, transmeton zeri.info
Brightoni momentalisht në pushim dimëror dhe lojtarët e ekipit të parë, Pascal Gross, Shane Duffy, Leandro Trossard dhe Alireza Jahanbakhsh kanë kaluar pushimet së bashku.
Këta futbollistë janë parë në një video të ulur në një tavolinë të një lokali nate, derisa ishin të rrethuar me pije dhe shisha.
Ndërkohë, gjithashtu janë parë duke thithur tullumbace me helium./Zëri
Some of the Brighton players are having a good winter break it seems looool. #cpfc #bhafc pic.twitter.com/GoXaIMMvpS
— Fin ë (@zahagoat) February 12, 2020