Promovohet libri ‘Futbolli i Kosovës 1919-2019’ i autorit Azem Brovina

Promovohet libri ‘Futbolli i Kosovës 1919-2019’ i autorit Azem Brovina

Sport February 13, 2020 - 16:24
Projekti shumëvjeçar i Azem Brovinës për ta përmbledhur brenda një libri historinë njëshekullore të futbollit kosovar, sublimon përpjekjen hulumtuese shumëvjeçare të autorit si profesionist në fushën e gazetarisë sportive

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, është promovuar libri “Futbolli i Kosovës 1919-2019”, i autorit Azem Brovina, doajenit të gazetarisë sportive njëherësh radiokronistit të parë të Kosovës në Radio Televizionin e Prishtinës, raporton Zëri.info.

Projekti shumëvjeçar i Brovinës për ta përmbledhur brenda një libri historinë njëshekullore të futbollit kosovar, sublimon përpjekjen hulumtuese shumëvjeçare të autorit (Azem Brovina), si profesionist në fushën e gazetarisë sportive.

Image

Azem Brovina ka folur pas promovimit të librit për Zëri.info.

“Është historia e futbollit kosovar, pra janë 100 vjet futboll nga viti 1919-2919. Prej që ka ardhur topi i parë në Prishtinë në vitin 1919 e deri më sot janë përfshirë në këtë libër. Ngjarjet të përfshira vit pas viti. Në vitet e hershme ka qenë një sistem shumë i komplikuar ku kanë pasur 2-3 vite që kanë luajtur në Ligë të Serbisë pastaj janë kthyer prapë dhe aty janë shpjeguar të gjitha. Sa i përket punës kam bërë rreth 800 orë punë. Janë shfletuar 13 mijë faqe të sportit të gazetës Rilindja dhe plus arkivi im person 40-50 vjeçar që kam pasur dhe sigurisht edhe konsulta më lojtarë e trajnerë dhe kështu më radhë. Një pjesë e madhe e librit i është kushtuar gjeneratës së artë të Prishtinës, por edhe e Trepçës ku i është kushtuar kujdes i veçantë. Gjithsesi, libri është gjithëpërfshirës ku flet edhe për futboll të femrave pasi futbolli i femrave nuk është luajtur vetëm pas luftës mirëpo edhe para luftës në vitin 87-88 ku ka pasur ekip të KFF Prishtinës në ligën e parë dhe të dytë të ish-Jugosllavisë, pastaj vizita në vitet e 90-ta Shqipëri – Kosovës, ku kanë ardhur ekipet nga Shqipëria këtu dhe ne kemi shkuar atje pra me një fjalë është histori 100 vjeçare e futbollit të Kosovës”, ka thënë doajeni i gazetarisë sportive Azem Brovina për Zeri.info.

Ky libër për shumë arsye është i veçantë sepse është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave. /Zëri.info

Image

Image