Zyrtare: Gjilani vjen me një transfer të madh
Skuadra e Gjilanit nuk e ka përjetuar mirë eliminimin nga Kupa e Kosovës dhe paraqitja e skuadrës duket se nuk i ka lënë të kënaqur drejtuesit që kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë një transfer, shkruan Zëri.info.
Gjilani tashmë ka zyrtarizuar sulmuesin e krahut Adenis Shala.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Gjilanit.
“Adenis Shala, 21 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vjen nga eksperienca 6 mujore e kaluar në skuadrën e Ferizajt, i cili nga 16 ndeshje të zhvilluara kishte realizuar 2 gola në pjesën vjeshtore të kampionatit me ekipin ferizajas.
Shala më parë ishte paraqitur edhe për Feronikelin, Flamurtarin dhe Vëllaznimin, kurse në përvojën e tij jashtë Kosovës, futbollisti i ri kishte pasur paraqitje për skuadrat e Hajdukut të Splitit dhe Fenerbahçes duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të moshave në ekipet e lartë cekura.
Përpos krahëve të sulmit,futbollisti këmbëshpejtë Adenis Shala, pozicion të preferuar e ka dhe pozitën e mesfushorit ofensivë. Këmba e tij e preferuar është e djathta.
Shala pritet të shtojë edhe më shumë kualitetin brenda skuadrës së Gjilanit, nga ku skuadra i dëshiron shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira me ekipin “kuqebardhë” të Gjilanit”, njofton Gjilani. /Zëri.info