Zeqiri: Mungesa e lojtarëve vendorë po ia humb 'zjarrin' derbit të madh
Të dielën futbolli i Kosovës do të përjetojë njërin nga derbit më të mëdhenj ku ballafaqohen dy skuadrat nga Gjilani, Drita dhe Gjilani. Kjo sfidë luhet nga ora 13:00 derisa pikët janë mese domosdoshme për të dyja skuadrat, kjo për faktin se të dyja janë në luftë për titull të kampionit kështu që rivaliteti në fushë do të jetë i zjarrtë, shkruan Zëri.info.
Megjithatë, për ata që vet e kanë përjetuar këtë derbi nuk luan rol aspak pozita e skuadrave në tabelë, ato sa herë ballafaqohen ndërmjet veti bëjnë “luftë” dhe luajnë për krenarin e assesi për pikët.
Ish-futbollisti gjilanas Arben Zeqiri ka folur për takimin në fjalë.
“Favoritë në këtë derbi nuk ka, gjithmonë duke u bazuar në të kaluarën sa kam qenë për 13 vite rresht pjese e këtyre debive”, ka thënë fillimisht Arben Zeqiri i cili në karrierën e tij pati rastin të luajë në fanellën e të dyja skuadrave.
“Në këtë ndeshje nuk vendos cilësia aktuale e të dyja ekipeve, as forma e individëve të te dyja ekipeve, por zakonisht këto ndeshje i ka vendosur një detaj duke ua ndërruar kahen gjatë zhvillimit të saj në momentin që njeri ekip pëson gol.
Uroj për lojë të hapur e të bukur për sy me çka do të kënaqeshin tifozët e dyja ekipeve e të mos zhgënjehen nga paraqitja me taktizime, që nuk e ka karakterizuar këtë derbi në të kaluarën flas për vitet 1999-2014, kur luhej futboll i drejtpërdrejtë, lojë e hapur me të vetmin qëllim dominimin e lojës në raport me kundërshtarin, për të sunduar qytetin me ngjyrat respektive ekipi që fitonte ndeshjen”, ka thënë Zeqiri.
“Në 5-6 vitet e fundit rivalitet shohim vetëm në tribuna të cilin e garantojnë dy grupet fantastike të tifozërisë, Skifterët dhe Intelektualët, derisa brenda vijave të fushës mungon rivaliteti i tillë meqë ka shumë pak futbollistë vendor-gjilanas që në të kaluarën i jepnin zjarr e rivalitet kësaj superndeshjeje. Vetëm dy kapitenët e dy ekipeve Kastrati e Limani janë lojtarë vendorë të tjerët janë që vijnë jashtë Gjilanit. Mos të harrojmë që pikërisht derbi lokal Gjilani-Drita ka qenë është dhe mbetet ndeshja më e madhe e futbollit mbarëshqiptar dhe ndeshja që më së shumti e ka promovuar futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare për tu pranuar në UEFA e FIFA para 3 vitesh”, vlerësoi Zeqiri duke folur me pas për pritshmëritë nga ndeshja.
“Personalisht nuk pres ndeshje të hapur por me shumë taktizime dhe mendoj që një ndërprerje ose një detaj do ta vendos ndeshjen. Prej vitesh me brengos fakti i prezencës minimale të futbollistëve vendorë në këtë derbi, sygjerim që do ua jepja kryesive të të dyja klubeve për të shtuar rivalitetin e kësaj superndeshjeje edhe brenda fushës së gjelbër.
Dyja ekipet të zhgënjyera me vetveten duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës, luftojnë tanimë vetëm për titullin KAMPION e që bazuar në strukturën e futbollistëve dhe organizimin e gjithmbarshëm të klubeve plotësisht me të drejtë e synojnë. Gjilanit këtë herë i mungojne Ferreira, Veliu e Shameti 3 lojtarë shumë të rëndesishem në fazën defanzive dhe kjo e vështirëson punën e skuadrës”, ka thënë ish futbollisti gjilanas.
“Dyja ekipet mendoj që do të dinë të menaxhojnë presionin që kanë aktualisht veçmas Gjilani që së fundi u eliminua nga Kupa, dhe lojtarët shumë cilësorë që ka në ekip do të jenë në nivel të detyrës për të nxjerrë maksimumin nga përballja me rivalin e përbetuar, dhe për të qëndruar në kreun e tabelës ashtu siç edhe kanë qëndruar pjesën më të madhe të kampionatit. Derisa, Drita në radhët e saja ka futbollistë që me shumë kanë qenë pjesë e derbive në të kaluarën dhe poashtu do ta kenë një lloj presioni meqë konsiderohen vendas dhe Intelektualët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Asnjërit ekip nuk i konvenon humbja andaj mendoj që do të luajnë kujdesshëm e dendur në mbrojtje për të mos pësuar gol”, ka thënë Arben Zeqiri i cili në të kaluarën 1999-2013 ka qenë pjesë e dyja ekipeve por me shumë pjesë e KF Gjilani, në 13 sa ka qenë pjesë e derbive 7 herë ka qenë lojtar i ndeshjes. /Zëri.info