Pas transferimit te Juventusi, flet agjenti i futbollistit shqiptar
Sport
February 12, 2020 - 19:15
Lajmet e fundit nga sporti
Në merkaton e janarit, sulmuesi shqiptar , Xhakomo Vrioni, vendosi të ndryshojë skuadër, teksa kaloi nga Cremonese ku ishte i huazuar nga Sampdoria, tek Juventusi i 23-vjeçarëve.
Sulmusi shqiptar shpreson të tregojë paraqitje të mira me bardhezinjtë, ku shpreson të marrë edhe ftesën nga Edi Reja te Kombëtarja shqiptare, shkruan "Panorama Sport".
Kjo është konfirmuar edhe nga agjenti i futbollistit, Silvio Paglari, i cili u shpreh: “Kur të kërkon Juventusi nuk mund t’i thuash jo. Jam i sigurt që Vrioni do të bëjë mirë deri në fund të sezonit.
Ai do të përpiqet të japë më të mirën, me shpresën se do të marrë edhe një ftesë nga Reja te Shqipëria. Lojtari është shumë i lumtur që është në një klub kaq të madh.”, u shpreh Paglari.