Ndeshjet e Premierligës dhe të futbollit amerikan, koncertet dhe meçet e boksit – stadiumi i Tottenhamit është kthyer në një industri

Ndeshjet e Premierligës dhe të futbollit amerikan, koncertet dhe meçet e boksit – stadiumi i Tottenhamit është kthyer në një industri

Sport February 12, 2020 - 17:12

 

Stadiumi i ri i Tottenhamit, me vlerë prej 1 miliard funtesh, ka qenë një sukses i vërtetë, derisa ka hapur dyert para vetëm një viti. Tashmë është kthyer në stadiumin numër një për industrinë sportive dhe argëtuese. Anthony Joshua dëshiron ta bëjë meçin e ardhshëm aty, derisa bendi legjendar “Guns N' Roses” do të performojë në muajt në vijim, shkruan sot, gazeta "Zëri". 

Kur Tottenham Hotspuri e kompletoi shpërnguljen e shumëpritur në stadiumin e ri prej një miliard funtesh në edicionin e kaluar, ata u bënë zilia e çdo tifozi sportiv në botë. Sidoqoftë, “White Hart Lane” ishte i mirë, por stadiumi i ri “Tottenham Hotspur” është në një nivel krejt tjetër. Me një kapacitet prej mbi 62.000 ulësesh, e ka ngritur shumë nivelin në aspektin e pajisjeve dhe tash pritet të jetë nikoqiri i sporteve të ndryshme dhe evenimenteve argëtuese krahas ndeshjeve në Premierligë.

Derisa një tjetër nivel artistik i stadiumeve është ndërtuar në vitet e fundit, me një tjetër pak më poshtë në “Emirates”, asnjë nuk e ka pasur ndikimin e Tottenhamit në “Tottenham High Road”.

Arena është ndërtuar për të qenë në gjendje të mbajë evenimente të ndryshme të botës së sportit dhe të medies, me fushën palosëse të llojit të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Ndeshja e parë e futbollit ishte mbajtur më 24 mars të vitit të kaluar, një ekip i ri i Tottenhamit triumfoi 3:1 ndaj Southamptonit. Emri i J'Neil Bennettit do të mbetet në histori për shkak se ai shënoi golin e parë në histori të stadiumit.

Image

Pak muaj më vonë, në tetor, ajo pjesë e Londrës Veriore e shijoi për herë të parë një ndeshje të futbollit amerikan, kur Oakland Raiders fitoi ndaj Chicago Bears para 60.463 shikuesish, para se Carolina Panthers ta mposhtë Tampa Bay Buccaneers një javë më vonë.

Në pushimet e pjesëve të para tifozi i njohur i Tottenhamit, AJ Tracey, doli në skenë për të performuar para shikuesve, duke u bërë artisti i parë që shfaqet në pushim të pjesës së parë në ndeshjet e Londrës. Ai gjithashtu e hapi rrugën për artistët e tjerë, derisa legjendat e rokut “Guns 'N Roses” do të performojnë në muajt në vijim.

Banda u reformua në 2016-n dhe janë duke bërë një turne evropian në 2020-n, në të cilën do të bëjnë histori duke bërë muzikë të gjallë për herë të parë në stadiumin “Tottenham Hotspur”.

Derisa klubet e tjera në Premierligë, Arsenali dhe Manchester City, sa për t’i përmendur dy, kanë hapur stadiume të reja që prej fillimit të shekullit, asnjëra nuk e ka pasur ndikimin si të Tottenhamit.

Ka hapur një rrugë të re, për suksese të reja, një nivel të përvojës artistike, si për tifozët e futbollit dhe për dashamirët e muzikës. Stadiumet si “Etihad” kanë qenë nikoqire të bendeve të mëdha dhe të artistëve që prej hapjeve të tyre, por Tottenhami ka bërë hapa përpara me ndoshta arenën më të mirë në botë.

Në fakt, lista e evenimente në vijim duket e pafund, derisa unioni dhe liga e ragbit pritet të jenë në aksion. Klubi ka siguruar një partneritet të gjatë me gjigantin e ragbit Saracens, derisa do të shfaqin ndeshjet e tyre vjetore për pesë vjet, duke filluar në 2020-n. Edhe pse klubi do të bjerë në kategorinë e dytë për shkak të skandalit me paga, fama e tyre është ende e madhe dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur ndaj Harlequins në mars.

Në 2021-n ragbi do të vazhdojë me European Rugby Champions Cup dhe me finalet e Challenge Cup.

Vijat gjithashtu do të ngjyrosen për një ndeshje të ligës së ragbit në nëntor të këtij viti, derisa testi i tretë dhe ai final në serinë e 2020-s do të jetë mes Anglisë dhe Australisë.

Në mes të botës së sportit dhe argëtimit qëndron boksi, edhe pse nuk është konfirmuar ende, ky është një tjetër sport që pritet të zërë vend në këtë stadium në vitet në vijim.

Kush tjetër mund ta fillojë trashëgiminë e boksit sesa vendori Anthony Joshua. Ai ka luftuar në “Wembley”, por ylli i peshave të rënda nuk ka treguar se ku dëshiron ta çojë karrierën e tij. Joshua e mposhti Ruiz Jr për t’u kthyer në rrugën e duhur në luftën e fundit dhe promotori Eddie Hearn së fundmi ka folur për destinacionin e meçit të ardhshëm, që pritet të ndodhë në muajt në vijim. “Ne kemi pasur oferta nga Lindja e Largët, Lindja e Mesme, Afrika, Amerika, Turqia. Ai dëshiron të luftojë në Londër në qershor. ‘Spurs’ është favorit dhe kjo është ajo që ma ka kërkuar ai të bëj. Ai ma ka bërë të qartë mua, ‘Unë dua të kthehem në shtëpi’”, ka thënë Hearni.

Dhe pra, ja ku është. Harrojeni “Wembley”-n, harrojeni “Emirates”-in, Joshua dëshiron “Tottenham Hotspur”-in. Kush mund ta fajësojë? Derisa pajisjet në arenat tjera janë të shkëlqyeshme, ato janë shumë më të mira në “Tottenham Hotspur”.

Një lokal i madh prej 65 metrash qëndron në tribunat kryesore. Është më i madhi në Evropë dhe do t’i shërbente më shpejt se çdokush tjetër tifozët e Joshuas. Ulëset janë më të rehatshme, akustika më impresionuese. Boksi është një spektakël dhe “Tottenham Hotspur” do ta mirëpriste më mirë se kushdo tjetër.

Me të vërtetë stadiumi është primar në aspektin argëtues në Londër momentalisht. Edhe pse me shpenzime të mëdha, vendimi i Tottenhamit për ta përmirësuar stadiumin ka sjellë triumfe dhe klubi mund të ndihet krenar për stadiumin, që është më i miri në botë./Zëri