Ibër Alaj pret në takim ministren Vlora Dumoshi

Ibër Alaj pret në takim ministren Vlora Dumoshi

Sport February 12, 2020 - 16:16
Ministrja Dumoshi ka vizituar sot zyret e Departamentit të Sportit, që ndodhen në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë

Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka pritur në zyrën e tij ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

Ministrja Dumoshi ka vizituar sot zyret e Departamentit të Sportit, që ndodhen në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.

Sipas Alajt, gjatë takimit është biseduar për prioritetet në fushën e sportit.

“Sot, prita në takim pune Ministren znj.Vlora Dumoshi për programin qeverisës lidhur me prioritetet në fushën e sportit, duke u dakorduar për avancimin e kornizës ligjore, vazhdimin në përmirsimin e infrastruktures sportive, avancimin e sportit cilësor dhe zhvillimin e sportit për të gjithë!”, ka shkruar Alaj në Facebook.

Vizitën e ka komentuar edhe MKRS. “Vizitë pune e Ministres Vlora Dumoshi në Departamentin e Sportit. Ministrja Dumoshi takoi zyrtarët e këtij departamenti dhe theksoi se përmes bashkëpunimit, korrektësisë dhe zbatimit të programit të sportit, do të avancohet fusha e sportit, e cila është një prej fushave më të suksesshme dhe e cila i ka ngiritur lart emrin e Kosovës në arenën ndëkombëtare sportive por edhe në sferat e tjera”, ka shkruar MKRS.

 

Image