Kosova, gati për ndeshjen me Islandën

Kosova, gati për ndeshjen me Islandën

Sport February 12, 2020 - 16:14
“Dardanët” janë gati për një nismë të madhe duke premtuar se do të japin gjithçka për ndeshjen e par

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do ta nisin kampanjën parakualifikuese me ndeshjen kundër Islandës, e cila do të luhet më 20 shkurt në Prishtinë

“Dardanët” janë gati për një nismë të madhe duke premtuar se do të japin gjithçka për ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese të Kampionatit Botëror 2023 në basketboll në mënyrë që të tregojnë vlerat e veta.

Kosova e pret Islandën, në duelin e vlefshëm për Grupin B të rundit të parë, që do të zhvillohet më 20 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00. /Zëri.info