Ballkani i pamëshirshëm edhe në miqësore, ‘shkatërron” Vëllaznimin

Ballkani i pamëshirshëm edhe në miqësore, ‘shkatërron” Vëllaznimin

Sport February 12, 2020 - 13:01

Kampioni vjeshtor Ballkani nuk njeh rival në fushë, madje edhe kur është në fjalë vetëm një ndeshje miqësore, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Ismet Munishit sot e ka mposhtur bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 4:0 në miqësoren e fundit para se të nis stinorin pranveror në elitën e futbollit.

Albin Berisha, i cili realizoi dy gola, ndërkohë Ermal Krasniqi dhe Bleron Sekiraqa realizuan nga një tjetër në këtë ndeshje ku Munishi u kishte dhënë hapësira kryesisht lojtarëve të rinj. /Zëri.info