Ronaldo stërvitet me vajzën e tij të vogël, Evra i bënë koment të veçantë
Cristiano Ronaldo edhe pse në një moshë relativisht të madhe, përsëri tregon një nivel të shkëlqyer në fushën e futbollit.
Pikërisht kjo formë e mirë e portugezit, vjen si pasojë e stërvitjes së vështirë që ai bën. 35-vjeçari i kushton një rëndësi të veçantë trupit të tij, për të qenë gjithmonë në formë të mirë. Përveç se stërvitet me shokët e ekipit te Juventusi, Ronaldo stërvitet edhe në shtëpinë e tij.
Së fundmi portugezi ka postuar një moment nga stërvitja e tij në shtëpi, teksa shfaqet portugezi teksa stërvitet së bashku me vajzën e tij të vogël. Pikërisht videon e postuar, CR7 e shoqëron me shkrimin: “Nuk ka justifikime.”
Ajo që bie menjëherë në sy është një koment nga ish-lojtari i Juventuesit dhe Unotedit, Patris Evra. Ky i fundit në komentin e tij ndaj Ronaldos shkruan:
“Cristiano tani e ke tepruar. Po lajmëroj 911-ën”. Sigurisht kjo ka qenë në formën e një shakaje, kjo edhe për marrëdhënien që ata të dy kanë mes tyre.