Tovërlani komenton derbin Drita – Gjilani, flet për përparësitë, presionin dhe kërkesën e tifozëve të Gjilanit që ai të jetë trajner

Tovërlani komenton derbin Drita – Gjilani, flet për përparësitë, presionin dhe kërkesën e tifozëve të Gjilanit që ai të jetë trajner

Sport February 12, 2020 - 12:36
Natyrisht këtë start shumë më të bukur e bënë derbi i madh ku ndeshën dy skuadrat gjilanase Drita e Gjilani

Fundjava që vjen shënon nisjen e stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, stinor ky që po pritet me kërshëri nga adhuruesit futbollit për faktin se pritet të sjellë një garë të fortë si në luftë për titull, për Kupë por edhe për ekzistencë.

Natyrisht këtë start shumë më të bukur e bënë derbi i madh ku ndeshën dy skuadrat gjilanase Drita e Gjilani të cilat tashmë njihen për rivalitetin që kanë, shkruan Zëri.info

Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani në një bisedë për Zëri.info e ka komentuar këtë ndeshje duke folur për përparësitë dhe presionin që mund ta kenë skuadrat në këtë ballafaqim.

“Mendoj që në këtë moment Gjilani është i hendikepuar shkaku i lëndimeve dhe kartonëve. Eliminimi nga Kupa ishte një tronditje, por shpresoj që kane pasur kohë për t’u këndellur për derbin e madhe kosovar. Një përparësi e lehtë është në anën e Dritës, por në ndeshje të tilla kurrë nuk i dihet dhe janë të paparashikueshme”, ka thënë Tovërlani për Zëri.info, duke komentuar më pas edhe zërat e tifozëve gjilanas të cilët e duan emrin e tij në bankinën e Gjilanit.

Image

“Sa i përket asaj se një numër i tifozëve të Gjilanit kanë kërkuar emrin tim, normal që më bën të ndihem mirë dhe i nderuar. Duhet të them se Gjilani e ka trajnerin dhe me rëndësi është të jenë të gjithë në klub të bashkuar para një ndeshje çfarë i pret. Unë ju dëshiroj sukses dhe në këtë moment nuk ka hapësirë për asgjë tjetër”, vlerësoi “Toki”.

Ndryshe, ditë më parë tifozët e Gjilanit “Skifterat” kanë reaguar me një komunikatë duke thënë se e përkrahin trajnerin Gentjan Mezani.

“Se kur do të kthehem në bankinë, nuk e di dhe nuk varet vetëm nga unë”, përfundoi Afrim Tovërlani. /Zëri.info