Klubi nderon kapitenin Rexhep Rexhepi, flet presidenti Naser Ramaj

Klubi nderon kapitenin Rexhep Rexhepi, flet presidenti Naser Ramaj

Sport February 12, 2020 - 12:06

Sot në 21 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Rexhepit, skuadra e Feronikeli nderon atë për veprën e madhe.

“Rexhep Rexhepi ishte kapiten i KF Feronikelit, para se ai t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra heroikisht dëshmor më 12 shkurt të vitit 1999, por për të mbetur i pavdekshëm në zemrat e tifozëve të KF Feronikelit dhe të mbarë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e FC Feronikelit.

Disa fjalë të mëdha për dëshmorin e Kosovës ka dhënë edhe presidenti i klubit Naser Ramaj i cili e ka vlerësuar lart emrin dhe punën e Rexhep Rexhepit.

Image

“Jemi krenar që stadiumi i klubit mban emrin e Rexhep Rexhepit, kapitenit që mes dashurisë për futbollin dhe aspiratës për liri, zgjodhi këtë të fundit, por arriti të mbesë në kujtimet tona për të dyja ëndërrta e tij. Shpresojmë që edhe ai është krenar me të arriturat e klubit të tij të zemrës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka thënë Ramaj.

Klubi i Feronikelit ka bërë homazhe te varri i Rexhep Rexhepit, në 21-vjetorin e vrasjes së tij. /Zëri.info